Harry Maguire ka falënderuar Kosovën për mikpritjen që iu bë në përballje që u zhvillua në kualifikimet për Euro 2020.
Përfaqësuesja jonë humbi 4-0 ndaj Anglisë, por mikpritja nga ana jonë ishte fantastike për shtetin që na mbështeti në kohët tona të vështira.
Mbrojtësi më i shtrenjtë në botë ka falënderuar Kosovën për pritjen dhe na ka dëshiruar shumë fat në të ardhmen.
“Kosovë, ishte një kënaqësi – faleminderit për pritjen e mrekullueshme. Vend i bukur, njerëz të dashur. Paçi fat në të ardhmen”, ka shkruar Maguire në llogarinë e tij në Twitter.
‘Dardanët’ kanë ende shanse që të kualifikohen në Kampionatin Evropian, pasi në muajin mars të vitit të ardhshëm do të takohen me Maqedoninë e Veriut dhe në rast të fitores do të përballemi me fituesin e ndeshjes tjetër, Gjeorgji – Bjellorusi. /Telegrafi/
#Kosovo It’s been a pleasure – Thanks for the amazing welcome. Beautiful country, lovely people. Good luck in the future 🇽🇰❤️
— Harry Maguire (@HarryMaguire93) November 17, 2019