Telegrafi

Harry Kane vendosi rekord mahnitës me golin kundër Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Harry Kane vendosi një rekord të ri të pabesueshëm kur shënoi kundër Arsenalit për Bayern Munich.

Të martën, Kane u kthye në Londrën e Veriut për herë të parë që kur u largua nga Tottenham Hotspur për te Bayern Munich verën e kaluar, dhe siç mund të ishte parashikuar, ai u kthye për të ndjekur ish-kundërshtarët e tij.

Arsenali kaloi në epërsi në pjesën e parë në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, me Bukayo Sakan që shënoi një super gol.

Lexo po ashtu Harry Kane shënon një nga penalltitë më "të ftohta" ndonjëherë

Gjigantët e Bundesligës barazuan me anë të Serge Gnabry, dhe më pas përmbysën rezultatin me golin e Harry Kanes, që e realizoi nga penalltia.

Pasi Leroy Sane u rrëzua brenda zonës së penalltisë nga William Saliba, Kane me gjakftohtësi e goditi topin dhe e futi në portën e David Rayas.

Lexo po ashtu Rezultat pozitiv nga Bayerni në "Emirates", gjithçka vendoset në "Allianz Arena"

Jo vetëm që kapiteni i Anglisë e çoi Bayernin përpara, ai gjithashtu vendosi një rekord mbresëlënës.

Ai ishte i barabartë me statistikë me yllin e Liverpoolit, Diogo Jota dhe sulmuesin e Leicester City, Jamie Vardy.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Arsenal 2-2 Bayern Munich

Kane tani ka shënuar 15 gola në 20 ndeshje në karrierë kundër Arsenalit; skuadrat e vetme kundër të cilave ai ka shënuar më shumë janë Leicester (20) dhe Everton (16).

Kane ka shijuar një sezon të parë të jashtëzakonshëm në Bayern që kur përfundoi lëvizjen e tij verore prej 100 milionë eurosh. 30-vjeçari tani ka shënuar 39 gola në 38 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, me shtatë gola të tij në Ligën e Kampionëve duke e bërë atë golashënuesin më të mirë në kompeticion këtë sezon. /Telegrafi/