Harry Kane vendosi një rekord të ri të pabesueshëm kur shënoi kundër Arsenalit për Bayern Munich.
Të martën, Kane u kthye në Londrën e Veriut për herë të parë që kur u largua nga Tottenham Hotspur për te Bayern Munich verën e kaluar, dhe siç mund të ishte parashikuar, ai u kthye për të ndjekur ish-kundërshtarët e tij.
Arsenali kaloi në epërsi në pjesën e parë në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, me Bukayo Sakan që shënoi një super gol.
Gjigantët e Bundesligës barazuan me anë të Serge Gnabry, dhe më pas përmbysën rezultatin me golin e Harry Kanes, që e realizoi nga penalltia.
Pasi Leroy Sane u rrëzua brenda zonës së penalltisë nga William Saliba, Kane me gjakftohtësi e goditi topin dhe e futi në portën e David Rayas.
Jo vetëm që kapiteni i Anglisë e çoi Bayernin përpara, ai gjithashtu vendosi një rekord mbresëlënës.
Ai ishte i barabartë me statistikë me yllin e Liverpoolit, Diogo Jota dhe sulmuesin e Leicester City, Jamie Vardy.
Kane tani ka shënuar 15 gola në 20 ndeshje në karrierë kundër Arsenalit; skuadrat e vetme kundër të cilave ai ka shënuar më shumë janë Leicester (20) dhe Everton (16).
Kane ka shijuar një sezon të parë të jashtëzakonshëm në Bayern që kur përfundoi lëvizjen e tij verore prej 100 milionë eurosh. 30-vjeçari tani ka shënuar 39 gola në 38 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, me shtatë gola të tij në Ligën e Kampionëve duke e bërë atë golashënuesin më të mirë në kompeticion këtë sezon. /Telegrafi/