Telegrafi

Harry Kane u ka thënë miqve se do të largohet nga Tottenhami dhe do të luajë për një klub të madh anglez

(Foto: Instagram/harrykane)

Harry Kane është i vendosur që të largohet nga Tottenham Hotspur dhe gjatë verës planifikon t’i bashkohet një klubi të madh të Ligës Premier – njofton Football Insider.

Spekulimet se kapiteni i Anglisë dëshiron të largohet nga Spursat nisën të qarkullonin në fillim të muajit prill, ndërsa tashmë ai duket të jetë i vendosur.

Burimet e mediumit anglez kanë thënë se pas humbjes nga Manchester City në finale të Kupës së Ligës, sulmuesi ka marrë vendim për t’u larguar.

(Foto: Instagram/harrykane)

Kanë kaluar 14 vjet prej se Tottenhami nuk ka fituar trofe, ndërsa këtë sezon shumë shpejt mbreti prapa skuadrave tjera në garën për vendet e para në renditje.

Lexo po ashtu Kane i shokuar nga shkarkimi i Mourinhos - tregon se në çfarë rrethana e kuptoi për portugezin

Kane u ka thënë privatisht miqve të tij se dëshiron një klub sfidues që fiton trofe. Njëherësh, 27-vjeçari planifikon ta thyejë rekordin golashënues të Alan Shearer, prandaj do ta vazhdojë karrierën te një klub tjetër i Ligës Premier.

Sidoqoftë, anglezi ka edhe tre vite kontratë me Spursat, ashtu që të paktë janë klubet që mund ta paguajnë çmimin e tij prej afro 125 milionë funtesh (144 milionë euro). /Telegrafi/

(Foto: Instagram/harrykane)