Telegrafi

Harry Kane tregon prapaskenat për ndryshimin e qasjes në pjesën e dytë

(Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Harry Kane nuk ka mundur t’i ndihmojë Tottenham Hotspurit për kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve, mirëpo ai ishte në ‘Johan Cruyff Arena’ për t’i mbështetur bashkëlojtarët në suksesin e jashtëzakonshëm.

“Ishte një gjysmë e parë zhgënjyese dhe i lamë të luajnë. Hyra në zhveshtore në pjesën e parë dhe e dinim se nuk mjaftonte. Thamë që i kishim 45 minuta për të dhënë gjithçka”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tottenham Hotspur

“Kur Lucas Moura i shënoi dy gola, atëherë besuam se mund ta shënonim edhe një tjetër, por pastaj Jan Vertonghen e goditi e goditi transversalen dhe menduam se ndoshta nuk ishte dita jonë”.

(Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

“Unë fillimisht jam një tifoz dhe e di se sa rëndësi ka për klubin. Lojtarët shkuan përpara dhe treguan pasion, dhe kjo është e gjitha që mund të kërkosh. Duhej të presim për ta shënuar golin e tretë në minutën e fundit dhe e gjetëm një mënyrë. I këtillë është futbolli dhe ne jemi në finale”, ka thënë Kane për BT Sport.

Sa i përket mundësisë që të luajë në finale, ai është shprehur: “Rehabilitimi po shkon mirë. Do të filloj vrapimin në vijë të drejtë këtë javë, sepse më është dhënë leja që të vrapoj. E kemi mposhtur Man Cityn dhe Ajaxin, prandaj duhet të filloj të stërvitem më shumë më fort që ta dëshmoj veten”. /Telegrafi/