Harry Kane do t’i bashkohet një klubi ekskluziv pasi raportet sugjerojnë se ai do të nisë nesër ndeshjen e Anglisë me Finlandën në Ligën e Kombeve nga minuta e parë.
Kane do të bëhet vetëm lojtari i dhjetë që arrin 100 paraqitje për kombëtaren angleze me paraqitjen e tij të radhës.
Ish- sulmuesi i Tottenham është tashmë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Anglinë me 66 gola në 99 paraqitje.
Kane vazhdon të jetë një golashënues pjellor pasi iu bashkua Bayern Munich sezonin e kaluar.
Ai shënoi 36 gola në 32 ndeshje të Bundesligës sezonin e kaluar dhe tashmë ka hapur llogarinë e tij këtë sezon me një gol kundër Freiburg.
Ish-portieri Peter Shilton mbetet i pari në listë me 125 ndeshje me Kombëtaren angleze i ndjekur nga Wayne Rooney me 120, David Beckham me 115 dhe Steven Gerrard një më pak.
Në listë janë edhe emrat si Bobby Moore, Ashley Cole, Bobby Charlton, Frank Lampard dhe Billy Wright. /Telegrafi/