Site icon Telegrafi

Harry Kane po bën presion për të kaluar te Manchester City

Harry Kane e dëshiron largimin nga Tottenham Hotspuri në këtë verë.

Sulmuesi anglez e dëshiron qëndrimin në Ligën Premier, mirëpo jo më te Spurs.

Sipas asaj që raporton Daily Telegraph, Kane po insiston që të transferohet te Manchester City.

Pep Guardiola po e kërkon transferimin e anglezit, sidomos pas largimit të Sergio Agueros në drejtim të Barcelonës.

Kështu, Kane ka hapësirë që të dëshmojë vetën te Citizens edhe pse raportohet se në garë për të është edhe Chelsea.

Tottenhami nuk do të heq dorë aq lehtë nga sulmuesi dhe do të kërkojë mbi 100 milionë euro për kartonin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version