Telegrafi

Harry Kane pas fitores së Anglisë: Ishte ndeshje e vështirë ndaj Kosovës

Sulmuesi anglez, Harry Kane e ka cilësuar si ndeshje të vështirë sfidën e sotme ndaj Kosovës, përkundër që ekipi i tij fitoi me rezultat prej 0-4.

“Ishte një ndeshje e vështirë, një terren i vështirë, ata ishin të gatshëm gjithnjë dhe ne kemi fituar tashmë grupin, prandaj psikikisht nuk ishte e lehtë të shkojmë sërish”, ka thënë sulmuesi anglez.

“Por, mendoj se e menaxhuam mirë dhe ishim klinik dhe rezultati prej 0-4 është fantastik”, ka thënë Kane”, ka shtuar më tej ai.

Kane shënoi njërin nga golat në fitoren prej 0-4 të Anglisë. Golat e tjerë u realizuan nga Harry Winks, Mason Mount e Marcus Rashford.

Edhe pse u eliminuam nga këto kualifikime, ne ende kemi shansin që të luajmë në Kampionatin Evropian, pasi në mars do të fillojmë rrugëtimin përmes Ligës së Kombeve, ku pengesa e parë do të jetë Maqedonia e Veriut.

Në rast se i kalojmë fqinjët tanë, atëherë do të presim fituesin e përballjes Gjeorgji – Bjellorusi./Gazeta Sheshi/