Harry Kane duket se është i vendosur të largohet këtë verë nga skuadra e tij Tottenham Hotspur.
Sulmuesi anglez kërkohet me ngulm nga Manchester City, derisa Spurs vazhdojnë të shpresojnë në qëndrimin e tij.
Kane ka qenë i angazhuar me Kombëtaren e Anglisë në Kampionatin Evropian deri në gjysmën e muajit korrik dhe ai është dashur të rikthehet sot në klub.
Por kapiteni i Spurs nuk e ka bërë këtë gjë, pasi ka refuzuar të dalë në stërvitjet e hapura të Tottenhamit.
28-vjeçari dëshiron një aventurë të re, pasi qëllimi i tij është të fitoj trofe.
Manchester City po synon afrimin e lojtarit dhe besohet se do të bëjë një ofertë prej 150 milionë funteve.
Ndërkohë edhe kampionët në fuqi të Evropës, Chelsea po monitorojnë situatën e lojtarit dhe mund të dalin me një ofertë.
Gjithsesi qëndrimi i Kane në Tottenham duket i vështirë, për mos të thënë i pamundur. /Telegrafi/