Gazeta gjermane Bild publikoi sot (e mërkurë) ekskluzivisht detaje të kontratës së Harry Kane me Bayern Munich, duke zbuluar se anglezi mund të largohet nga bavarezët këtë dimër.
Kane ka një klauzolë në kontratën e tij me Bayernin që do ta lejonte të largohej për 80 milionë euro në afatin kalimtar që përfundoi pardje, por asnjë klub nuk donte ta ushtronte këtë opsion ose nuk ishte në dijeni të tij.
Me sa duket, Kane nuk ka dashur të largohet nga Bayerni në këtë moment, pasi është i lumtur në Mynih dhe dëshiron të vazhdojë të luajë për gjigantin gjerman.
Megjithatë, gazeta Bild shkruan se klauzola do të jetë aktive dimrin e ardhshëm, kur do të duhet të paguhet një shumë edhe më e vogël për një nga sulmuesit më të mirë në botë.
During the negotiations over a move to Bayern in summer 2023, a release clause was included in Harry Kane’s contract. The striker wanted a clause in case he wanted to return to England, where breaking the Premier League goal scoring record remains an attractive task for him.… pic.twitter.com/tfqIOkAolv
— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) February 4, 2025
Klauzola e blerjes do të jetë më pas 65 milionë euro dhe kështu Bayerni po përballet me largimin e yllit të tij kryesor, i cili, shumë besojnë, tani e ka hapur derën për t’u rikthyer në Ligën Premier, ku më parë ka luajtur për Tottenham Hotspur.
Tottenhami e shiti Kane te Bayerni për 95 milionë euro në verën e vitit 2023, dhe që atëherë anglezi ka shënuar 70 gola dhe ka regjistruar 22 asistime në 72 ndeshje.
Sipas Bild, Bayern tashmë po përgatitet për largimin e Kane dhe së fundmi ka negociuar me drejtuesit e RB Leipzig për transferimin e sllovenit Benjamin Sesko. /Telegrafi/