Viti 2017 do të jetë i paharruar për Harry Kane, pasi sulmuesi i Tottenham ka arritur ta gjejë portën tri herë, për ta kaluar edhe Lionel Messin.
Tottenham ka shënuar fitore me rezultat 5-2, ndërsa ylli i klubit londinez ka shënuar golin e 56-të sezonal.
Lionel Messi ka shënuar 54 gola, dy më pak se anglezi.
Në vendin e tretë janë Cristiano Ronaldo, Edinson Cavani dhe Robert Lewandowki, që brenda vitit 2017 ka shënuar 53 gola.
Lojtari do të festojë Vitin e Ri, si shënuesi më i mirë i vitit 2017, madje duke shënuar het-trik.
Jo vetëm që ai ka përfunduar si golashënuesi kryesor i vitit 2017, por numri i tij i 38 golave të tij në Ligën Premier ka bërë që ai të thyejë rekordin e Alan Shearer që e kishte me 36 gola në vitin 1995. /Telegrafi/