Site icon Telegrafi

Harry Kane i kërkon Man Utd të mos dorëzohet për transferimin e tij

Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane ende dëshiron të largohet nga klubi këtë verë dhe të qëndrojë në Angli.

Kane, i cili shijoi një sezon të jashtëzakonshëm në nivel personal, dëshiron të luajë për një klub të Ligës së Kampionëve në sezonin e ri 2023/24.

Sipas mediumit Daily Mail, Kane ende shpreson që Manchester United do të ringjallë ofertën e tyre për shërbimet e tij.

Djajtë e Kuq nuk janë të etur të merren me Spurs, të cilët kanë vendosur një çmim prej 100 milionë funteve apo 117 milionë euro për yllin e tyre.

Lexo po ashtu United e ka një alternativë nëse dështon transferimi i Harry Kane

Unitedi janë të gatshëm të paguajnë një tarifë pak më të ulët, por kjo shumë do të fshinte të gjithë buxhetin e tyre të verës.

Kryetari i Spurs, Daniel Levy, është i gatshëm të shesë Kane, por vetëm në një klub jashtë Ligës Premier, duke dëshiruar të shmang transferimin e anglezit në Old Trafford.

Bayern Munich, Real Madrid dhe Paris Saint-Germain thuhet se janë të interesuar, por Kane dëshiron të qëndrojë në Angli. /Telegrafi/

Exit mobile version