Site icon Telegrafi

Harry Kane ka zbarkuar në Mynih

Harry Kane gjendet tashmë në Mynih para kompletimit të transferimit të tij te Bayern Munich.

Sulmuesi anglez do të kalojë te Bavarezët nga Tottenhami për shumën e 115 milionë eurove.

Ai pritet të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me kampionin e Bundesligës, porsa t’i përfundojë testet mjekësore.

Lexo po ashtu Kane arrin marrëveshje personale me Bayern Munich, sot testet mjekësore para zyrtarizimit

Kane gjendet në Mynih dhe pritet që në këtë fundjavë të prezantohet zyrtarisht nga Bayern Munichu.

Sulmuesi i Tre Luanëve largohet nga Spurs si golashënuesi më i mirë në histori, pasi ka shënuar 213 gola.

Ai shpresonte të thyente rekordin e Alan Shearer, që është golashënuesi më i mirë në histori të Ligës Premier, me 260 sosh. /Telegrafi/

Exit mobile version