Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane thuhet se tani është gati të shitet te kampionët e Ligës Premier, Manchester City.
Liga Premier pritet ta finalizojë njërin nga transferimet më të mëdha në botë dhe më të madhin brenda kampionatit padyshim.
Sipas mediumit The Sun, Kane është i vendosur të marrë dëshirën e tij dhe të largohet nga Tottenham në një transferim rekord prej 160 milionë funtesh apo 187 milionë eurosh te City.
Kryetari i Spurs, Daniel Levy ka rënë dakord të lejojë Kane të bashkohet me një rival të Ligës Premier pas një kthesë që ai njoftoi javën e kaluar.
Në rast transferimi, kapiteni i Anglisë thuhet se do të fitonte 400 mijë funte apo 468 mijë euro në javë në Etihad Stadium.
Një medium tjetër pretendon se Levy i telefonoi Kanet dhe vëllait e agjentit të tij, Charlie, për t’u thënë atyre se ai kishte ndryshuar mendim për ta lejuar atë të largohej vetëm në një klub në Evropë, por sulmuesi ka ndarë mendjen tashmë.
Raporti shton se kohëzgjatja e marrëveshjes së Kane në City ende nuk është vendosur, por që ajo do të zgjasë për katër ose pesë sezone. /Telegrafi/
Here is tomorrow's front page!
Harry Kane given permission to join Premier League rivals with Man City poised to make £160m movehttps://t.co/S2sWly5sPz pic.twitter.com/9GV8nYoKvq
— Sun Sport (@SunSport) July 22, 2021