Telegrafi

Harry Kane flet për zhgënjimin pas humbjes në finale

Spanja fitoi titullin e kampionit të Evropës për herë të katërt në histori, duke mundur Anglinë me rezultat 2-1 në finalen e zhvilluar në stadiumin olimpik të Berlinit.

Nice Williams dhe Cole Palmer shënuan fillimisht, duke menduar që ndeshja do të shkonte në vazhdime, por Mikel Oyarzabal shënoi gol në minutën e 86-të për rezultatin final 2-1 dhe festimin e spanjollëve.

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka folur pas ndeshjes, duke përshkruar se si po ndjehen pas humbjes në minutat e fundit.

“Është e vështirë të përshkruhet me fjalë se si ndihemi të gjithë tani. Ishte një lojë shumë e vështirë. Ne u rikthyem mirë në lojë dhe po kërkonim fitoren. Pranimi i një gol në minutat e fundit është vërtet i vështirë për t’u pranuar”.

“Ne u munduam në pjesën e parë. Nuk mundëm ta mbanim topin. Pjesa e dytë ishte më e mirë, por nuk ia dolëm. Humbëm një shans të madh. Nuk është e lehtë të arrish në finale dhe kur futesh në të, duhet ta shfrytëzoni . Ne nuk ia dolëm mbanë”, ka thënë pas ndeshjes kapiteni i Anglisë, Harry Kane. /Telegrafi/