Telegrafi

Harry Kane barazon rekordin e legjendës Sir Bobby Charlton, bëhet golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave te Anglia

Ylli i Tottenham Hotspur, Harry Kane, barazoi rekordin e madh të legjendës Sir Bobby Charlton si golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Anglisë, duke shënuar sot (e shtunë) golin e fitores në miqësore kundër Zvicrës.

Kane hyri në ndeshjen e Wembleyt me 48 gola ndërkombëtar, një më pak se fituesi legjendar i Kupës së Botës, Bobby Charlton.

Megjithatë, sulmuesi i Spurs arriti të shënojë me penallti në minutën e 78-të për të vulosur fitoren për Anglinë ndaj Zvicrës.

Miqësorja në atë pikë ishte e barabartë me 1-1, me Luke Shaw që shënoi golin e parë dhe Breel Embolo golin e barazimit.

Ylli i Spurs më pas nuk gaboi nga pika e bardhë për të kaluar Anglinë në avantazh dhe duke vulosur rezultatin 2-1 në favor të mikpritësve.

Krahas golit të fitores, Kane gjithashtu barazoi rekordin e madh të Charlton, duke u bërë golashënuesi i dytë në histori të Anglisë me 49 gola.

Wayne Rooney qëndron i pari në krye të listës me 53 gola, vetëm katër gola më shumë se 28-vjeçari, i cili shpejt pritet ta thyej këtë rekord. /Telegrafi/