Telegrafi

Harry dhe Meghan ndryshojnë mbiemrin e fëmijëve të tyre, i japin fund traditës 64-vjeçare

Princi Harry dhe Meghan Markle ndryshuan mbiemrin e fëmijëve të tyre në faqen e tyre mbretërore, duke i dhënë fund një tradite 64-vjeçare.

Dyshja u bënë krye-temë kur hapen faqen e tyre të re Sussex.com dhe fansat panë që emri i Princeshës Lilibet dhe i Princit Archie ishte ndryshuar, shkruan The Mirror.

Në vend të mbiemrit Mountbatten-Windsors, Archie dhe Lilibet morën mbiemrin Sussex pasi Charles u kurorëzua Mbret.

Mbiemri Mountbatten-Windsor u dekretua nga Këshilltari Privy – këshilltarët zyrtarë të mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II – në vitin 1960 dhe u aplikua për pasardhësit e linjës mashkullore të Madhërisë së Saj dhe Princit Philip.

Vendimi i Meghan dhe Harry për të përdorur titujt mbretërorë të fëmijëve të tyre në uebsajtin e tyre u cilësua si “i çuditshëm”. /Telegrafi/