Telegrafi

Harry dhe Meghan Markle shijuan një udhëtim romantik në Portugali pas ‘Lojërave Invictus’

Foto: Getty Images

Princi Harry dhe Meghan Markle zgjatën udhëtimin e tyre evropian për një ndalesë romantike në Portugali pas përfundimit të ‘Lojërave Invictus’.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it besohet se kanë kaluar në një qëndrim tre netësh në Gadishullin Iberik, ku thuhet se vizituan të afërm mbretëror.

Të famshmit, të cilët arritën në Dusseldorf për Lojërat më 9 shtator, u nisën për në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë, pasi përfunduan në Gjermani më 16 shtator.

Foto: Getty Images

Më pas ata udhëtuan një orë në jug në resortin CostaTerra Golf and Ocean Club, i vendosur në qytetin bregdetar të Melidas, në rajonin Alentejo, në një operacion “mega-sekret”, sipas gazetës lokale Nova Gente.

Lexo po ashtu Kërkesat e çuditshme nga Meghan dhe Harry gjatë xhirimeve të dokumentarit të Netflix

Gazeta raporton se dyshja, të cilët tani janë kthyer në Kaliforni, qëndruan me kushërirën e Princit Harry, Princeshën Eugenie dhe burrin e saj, Jack Brooksbank në Portugali.

Foto: Getty Images

Eugenie dhe Jack kanë ndarë kohën e tyre mes Londrës dhe CostaTerra Golf and Ocean Club në Melida pasi Jack siguroi një rol marketingu dhe shitjesh në resort vitin e kaluar.

Meghan, 42 vjeçare dhe Harry, 39 vjeçar, preferuan të mos e publikonin “arratisjen romantike as përmes shtypit, as përmes rrjeteve të tyre sociale”.

Pamja e Melidas

“Ata arritën në Portugali pa fëmijët e tyre dhe sapo zbritën, u drejtuan për në Alentejo dhe më saktë në Melida”.

“Zgjedhja e këtij lokacioni do të kishte lidhje me një ftesë të mundshme nga kushërira e Harryt, Princesha Eugenie, e cila, që nga fillimi i vitit të kaluar, ka kaluar shumë kohë në këtë pjesë të Alentejo për shkak të punës së burrit të saj”, shtoi burimi.

Foto: Getty Images

Meghan dhe Harry kanë mbajtur kontakte të ngushta me Princeshën Eugenie, 33 vjeçare, që pas largimit nga jeta mbretërore në 2020. /Telegrafi/