Site icon Telegrafi

Harry dhe Meghan Markle fotografohen duke shpërndarë ushqim për nevojtarët në Los Angeles

Meghan Markle dhe Prince Harry janë fotografuar për herë të parë në Los Angeles.

Duka dhe Dukesha u panë duke shpërndarë pako ushqimore në emër të Projektit Jofitimprurës “Angel Food” me bazë në Los Angeles, shkruan DailyMail.

Harry dhe Meghan u kapën nga kamerat e vëzhgimit në Sierra Bonita Community në Hollywoodin Perëndimor në orën 10:55 të mëngjesit. Një ekip sigurie shoqëroi çiftin, por ata vendosën të ecnin deri në apartament për të dhënë ushqimin vetëm.

Të veshur me xhinse, Harry dhe Meghan të dy ndoqën rregullat e reja të Kalifornisë për sa i përket mbulesave të fytyrës, të lëshuara nga Gavin Newsom më 15 prill.

Ndërsa Harry zgjodhi për të mbuluar fytyrën e tij me një maskë blu, ndërsa Meghan kishte vënë një maskë të bardhë.

Çifti gjithashtu të dy mbanin një dorezë të vetme në dorën e djathtë.

Meghan dhe Harry kaluan dy ditë si vullnetarë në kasionin jo-fitimprurës këtë javë, të cilët gatuajnë dhe u ofrojnë ushqime njerëzve me sëmundje kritike, të cilët janë në një rrezik më të madh mes pandemisë së vazhdueshme COVID-19.

Asnjë nga klientët e organizatës bamirëse nuk e dinin që Duka dhe Dukesha do të shërbenin ushqimin, dhe as nuk ishte paralajmëruar ardhja e tyre.

Një person i cili mbeti i mahnitur nga dorëzimi mbretëror ishte Dan Tyrell, 53 vjeç, i cili pranoi se nuk e njohu çiftin kur hapi për herë të parë derën e apartamentit të tij në Hollywood.

Tyrell, i cili ka HIV dhe ka probleme me presionin e lartë të gjakut, tha se ai ishte i tronditur kur shkoi poshtë shkallëve të jashtme të ndërtesës dhe pa çiftin. “E dija se po ndodhte diçka”, vërejti ai.

Ndërsa u afrua në derën e përparme, Tyrell tha se ai vuri re një burrë me flokë të kuq i cili dukej i njohur. “Atëherë unë shikova Meghanin dhe i kuptova të gjitha”, tha ai.

Në përpjekje për të mbajtur një profil të ulët, as Harry dhe Meghan zyrtarisht nuk iu prezantuan Tyrellit se kush ishin. Në vend të kësaj ata i thanë: “Këtu është ushqimi juaj dhe ju falënderojmë. Shpresojmë që të jeni mirë”.

“Të kesh dikë të vijë dhe të japë ushqimin është e mahnitshme, kjo na bën të ndiejmë këtu se dikush kujdeset për ne nga atje jashtë. Kështu që Harry dhe Meghan bën diçka të mahnitshme”, tha ai.

Meghan dhe Harry u transferuan në Los Angeles nga Vancouveri i Kanadasë, në fund të marsit mes spekulimeve se kush do të plotësonte faturën për detajet e sigurisë së çiftit mbretëror.

Është e paqartë se kush ka financuar dy rojet e sigurisë që shoqëruan Dukën dhe Dukeshën në Los Angeles të mërkurën, por çifti u paralajmërua nga Presidenti Trump më 30 mars se Amerika me siguri nuk do të mbulonte koston.

Si përgjigje, Meghan dhe Harry siguruan Presidentin që ata kurrë nuk do të pyetnin për paratë në radhë të parë.

“Duka dhe Dukesha e Sussex-it nuk kanë plane për të kërkuar nga Qeveria e ShBA-së për burime të sigurisë”, tha në një deklaratë një burim afër çiftit në atë kohë.

Pallati më vonë nuk pranoi të komentojë nëse kjo do të thoshte që taksapaguesit në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të kishin më nevojë të kontribuojnë për ndonjë faturë të ardhshme.

Drejtori ekzekutiv i projektit bamirës “Angel Food”, Richard Ayoub i tha Revistës PEOPLE se Çifti Sussex shprehën gatishmërinë për të ndihmuar në këtë projekt të veçantë humanitar.

“Ata ishin jashtëzakonisht modest me çdo person që takoheshin”, tha Ayoub.

“Ata u angazhuan me kuzhinierët tanë, ata u angazhuan me klientët – ata thjesht donin të siguroheshin që njerëzit të ndienin dashurinë dhe vlerësimin. Qëllimi i tyre ishte me të vërtetë të nderonin kuzhinierët, stafin dhe vullnetarët tanë”, tha koordinatori.

“Padyshim që ka shumë dashuri dhe vetëmohim midis tyre. Ata të dy janë individë që duan të dinë për të tjerët. Klientët tanë janë klientë që shpesh harrohen. Ata vërtet donin të shkonin të vizitonin këta njerëz. Ata donin t’i shihnin dhe të bisedonin me ta dhe me shpresë të vinin një buzëqeshje në fytyrat e tyre”, tha tutje drejtori ekzekutiv i projektit.

Duke folur me ET Online më herët, Richard Ayoub tregoi se si çifti kontaktuan organizatën bamirëse pasi mësuan se shoferët e saj janë ‘të mbingarkuar’, kishin nevojë për më shumë mbështetje teksa përpiqeshin të dërgonin ushqim për njerëzit gjatë periudhës së bllokimit.

“Ata na thanë se kishin dëgjuar shoferët tanë se ishin të mbingarkuar dhe donin të dilnin vullnetarë për të lehtësuar ngarkesën e punës së shoferëve”, tha Z. Ayoub.

Projekti “Angel Food” shërben 1600 vakte në ditë, të cilat tani do të rriten në 2000 gjatë krizës së coronavirusit, duke siguruar ushqim për ata që janë më në rrezik.

Mendohet të jetë aksioni i parë bamirës i mbështetur publikisht nga Harry dhe Meghan që nga transferimi i tyre në Kaliforni nga Kanadaja. /Telegrafi/

Exit mobile version