Site icon Telegrafi

Harry dhe Meghan Markle fillojnë zyrtarisht jetën e tyre të re jashtë familjes mbretërore

Kur Duka dhe Dukesha njoftuan se ata do të tërhiqen nga jeta mbretërore për t’u bërë të ‘pavarur financiarisht’, ky lajm u bë temë e debatit intensiv në të gjithë vendin dhe më gjerë.

Pse po e bëjnë? Si do të mbijetojnë? Dhe çfarë mendojnë pjesa tjetër e familjes për të?

Aq shumë është përfolur saqë pyetjet e tilla nuk janë më në mendjen e tyre, siç thanë çifti në një deklaratë të hënën përpara largimit të tyre zyrtar nga familja mbretërore.

Princ Harry dhe Meghan Markle (Foto: Chris Jackson/Getty Images)

“Duka dhe Dukesha e Sussex-it në javët dhe në muajt e ardhshëm do të fokusohen në pandeminë globale COVID-19”, ka thënë një zëdhënës i tyre. “Sidoqoftë, ne e kuptojmë se ka gjëra të pazgjidhura në lidhje me të ardhmen e tyre tashmë jashtë familjes mbretërore”.

E ardhmja e çiftit nuk përfshin më përdorimin e emrit ‘Sussex Royal’ për organizatën e tyre jofitimprurëse, faqen e internetit apo llogarinë në Instagram, pasi 31 mars shënoi fundin e kohës si pjesë e jetës mbretërore dhe fillimin e një jete të re.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Prince Harry

Derisa çifti zyrtarisht kanë hequr dorë nga detyrat e tyre mbretërore, të shohim se çfarë do të ndodhë në vazhdim.

Princ Harry dhe Meghan Markle (Foto: Chris Jackson/Getty Images)

Ata janë akoma pjesë e familjes mbretërore – por nuk mund të përdorin titujt mbretëror

Ne kemi parë që në fillim të kërkesës së Princit Harry askush nuk ishte i kënaqur me vendimin e tij për t’u larguar nga jeta mbretërore.

Megjithatë, Mbretëresha Elizabeth II pas një takimi të përbashkët me Harry tha se ai është gjithmonë i mirëpritur në familje, nëse dëshiron ndonjëherë të rikthehet.

Ata kanë një mbështetje nga Princi Charles

Princi i Uellsit ka rënë dakord të vazhdojë t’i mbështesë ata financiarisht përmes pasurive të tij private.

Dyshja u lejuan të mbanin shtëpinë e tyre në Windsor në Angli – nëse ata paguanin 2.4 milionë £ (rreth 3 milionë dollarë) për të rinovuar – por çifti kishte bërë të qartë se ata kishin për qëllim të kalonin më shumë kohë në Amerikën e Veriut gjithsesi.

Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle rreth një muaj më parë janë zhvendosur në Kanada për të vazhduar pjesën tjetër të jetës bashkë me djalin, Archie. /Telegrafi/

Princi William, Princi Harry, Katte Middleton dhe Meghan Markle (Foto: Phil Harris – WPA Pool/Getty Images)
Exit mobile version