Telegrafi

Harron t’ju thotë të “qetësohen” pasi qëndronin në këmbë, Biden me një dozë humori para ushtarëve amerikanë: Vazhdimisht po harroj që jam president

Presidenti amerikan Joe Biden me një dozë humori para një numri të madh të ushtarëve amerikanë në Britani të Madhe, ka pranuar se vazhdimisht po harron që është komandanti i tyre suprem.

Pas u ngjit në foltore, Biden falënderoi një adoleshente që e prezantoi dhe aty filloi me fjalimin: “Kur isha 14-vjeç…”, duke harruar që ushtarëve t’ju jap lejen që të ulen para se ai të fillojë fjalimin, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ai kujtohet t’ju thotë “qetësohuni” pasi i sheh që tërë kohën qëndronin gatitur – e aty shpërthyen të qeshurat.

Kujtojmë që presidenti amerikan ka mbërritur në Britani të Madhe, në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit si i pari i Shtëpisë së Bardhë, ku pritet të marrë pjesë në samitin e G7-ës. /Telegrafi/