Presidenti amerikan Joe Biden me një dozë humori para një numri të madh të ushtarëve amerikanë në Britani të Madhe, ka pranuar se vazhdimisht po harron që është komandanti i tyre suprem.
Pas u ngjit në foltore, Biden falënderoi një adoleshente që e prezantoi dhe aty filloi me fjalimin: “Kur isha 14-vjeç…”, duke harruar që ushtarëve t’ju jap lejen që të ulen para se ai të fillojë fjalimin, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, ai kujtohet t’ju thotë “qetësohuni” pasi i sheh që tërë kohën qëndronin gatitur – e aty shpërthyen të qeshurat.
Kujtojmë që presidenti amerikan ka mbërritur në Britani të Madhe, në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit si i pari i Shtëpisë së Bardhë, ku pritet të marrë pjesë në samitin e G7-ës. /Telegrafi/