Telegrafi

Harron të ulë rimorkion e kamionit, godet mbikalimin që shembet për pak sekonda – shoferi rus shkakton kaos në trafik

Shoferi i një kamioni në Rusi, ka shembur një mbikalim që shërbente si rrugë për këmbësorë.

Siç ka bërë të ditur Inspektorati shtetëror për Siguri në Komunikacion, ngjarja ka ndodhur më 8 qershor rreth orës 11:15, transmeton Telegrafi.

“Shoferi ka lindur më 1964 dhe voziste kamionin me rimorkion e ngritur lart. Sipas informacioneve të para, shoferi nuk kishte arritur ta zbret rimorkion – duke vazhduar në atë mënyrë të vozit derisa u përplas në konstruksionin e metaltë që menjëherë u shemb”, thuhet në kumtesë, transmeton Telegrafi.

Një veturë që lëvizte pas kamionit, ka kapur momentin kur kamioni që lëvizte me shpejtësi përplaset në mbikalimin që për pak sekonda shembet.

Në anën tjetër, mediat në Rusi raportojnë se shoferi i kamionit ka shpëtuar me disa lëndime të vogla trupore. /Telegrafi/