Telegrafi

“Harrom” publikohet nga artistja Dhurata Dora

Dhurata Dora Foto: YouTube

Artistja shqiptare, Dhurata Dora, përmes projekteve të saj muzikore ka arritur të dëgjohet edhe jasht kufijve shqiptar.

Që në paraqitjen e saj të parë, ajo ka arritur të grumbullojë me mijëra fansa, të cilët e përkrahin vazhdimisht.

Pas disa paralajmërimeve, Dhurata gjatë ditës së sotme (e martë) ka bërë të ditur se ka lansuar këngën e re.

“Harrom” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur Bannz, Tonic dhe Fatjon.

Përpos këtyre dy të fundit, në këtë projekt për tekst ka punuar edhe vet këngëtarja e njohur.

Në klip Dhurata padyshim që shihet me plot stil, për xhirimet e të cilave është përkujdesur Supercut.

Theksojmë po ashtu se fansat mezi prisnin një këngë të tillë, pas hitit “Fajet” nga ajo dhe Azet. /Telegrafi/