Telegrafi

“Harrom” nga Dhurata Dora do të lansohet së shpejti

Dhurata Dora Foto: Instagram/dhuratadora

Dhurata Dora vazhdon të qëndrojë ndër artistet që ka arritur të thyej rekorde të shumta me projektet muzikore.

Ajo në rrjete sociale është mjaft aktive, duke ndarë informacione nga jeta dhe karriera profesionale.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka ndarë një imazh ku shihet plot shik.

Paraqitja e saj mori komente pozitive, por më shumë pati të tilla që mezi prisnin lansimin e këngës së re.

Në përshkrimin e fotografisë Dhurata ka bërë të ditur se projekti “Harrom” do të publikohet të martën në ora 21:00.

Ndërkohë theksojmë se hiti fundit nga këngëtarja është “Fajet”, që erdhi në bashkëpunim me reperin Azet. /Telegrafi/