Telegrafi

Harrojnë ndërrimin e rojeve, rreshteri vdes i ngrirë

I ka pritur gjatë dhe i sigurt që herët a vonë do të mbërrinin. Por asnjë nuk u paraqit.

Kështu ka ndërruar jetë i ngrirë një ushtarak në Ukrainë, pasi kolegët e tij kanë harruar ta zëvendësojnë në vendrojën që ndodhej në një pyll.

Episodi i trishtuar i ka ndodhur një rreshteri ukrainas, trupi i të cilit është gjetur në 4 dhjetor nga njësitë separatiste ushtarake të Luganskut.

Sipas zëdhënësit të tyre, përcjell gsh, lajmi është konfirmuar edhe nga majori Andrej Marochko, siç raportojnë edhe disa media.

Trupi i djaloshit të ndjerë, i cili ka ndërruar jetë për shkak të hipotermisë, është identifikuar si D.Mischishin.