I keni parë ato fotografi të Papa Françeskut të veshur me një “pallto gjigante të bardhë”?
Bëhet fjalë për fotografi që janë bërë virale në platformat e mediave sociale si Reddit dhe Twitter gjatë dy ditëve të fundit, përcjell Telegrafi.
Por, imazhet e krijuara përmes AI të Papa Françeskut që thuhet se ‘kanë futur në grackë’ shumë njerëz janë krejtësisht të rreme.
Imazhet u krijuan duke përdorur Midjourney, një mjet i inteligjencës artificiale që mund të gjenerojë imazhe të rreme jashtëzakonisht realiste.
Ato më pas janë shpërndarë në Reddit përpara se të shpërndahen në Twitter gjatë fundjavës, ku shumica e njerëzve dukej se mendonin se ishin të vërteta.
Ndryshe, kohët e fundit, Midjourney është përdorur për të krijuar imazhe të arrestimit të ish-presidentit Donald Trump.
Në pamje të parë, të gjitha imazhet duken sikur mund të jenë foto reale. Por të gjitha janë falsifikime të krijuara nga kompjuteri.
Dhe imazhi i rremë i Papës thuhet se mashtroi shumë njerëz, përfshirë influencuesin e ekstremit të djathtë Ian Miles Cheong, i cili shkroi në Twitter: “Papa është një ikonë e modës”.
What would be the name of the Pope Francis lifestyle brand? pic.twitter.com/PQf8ogP3PD
— Don Moynihan (@donmoyn) March 25, 2023
“Cili do të ishte emri i markës së stilit të jetesës së Papa Françeskut?”, postoi në Twitter Don Moynihan, një profesor në Georgetown.
Moynihan përfshiu edhe dy foto të tjera të Papës, të dyja të vërteta. /Telegrafi/