Site icon Telegrafi

Harrojeni larjen e dhëmbëve, puthja është po aq efektive – pohon dentisti i cili rekomandon një puthje katër minutëshe çdo ditë

Puthja mund të ndihmojë në mbajtjen e dhëmbëve tuaj të shëndetshëm dhe parandalimin e erës së keqe të gojës, sipas një ortodonti.

Megjithatë, jo vetëm ndonjë puthje e shpejtë do të bëjë punë.

Dr. Khaled Kasem rekomandon puthje për katër minuta në ditë.: “Përfitimi kryesor i puthjes është se prodhon më shumë pështymë në gojën tuaj”, tha ai, shkruan Daily Mail.

“Pështyma është e rëndësishme sepse ju ndihmon të përtypni, shijoni, gëlltitni, luftoni mikrobet në gojë dhe parandaloni erën e keqe të gojës – gjë që është padyshim ideale kur puthni”. Pështyma gjithashtu neutralizon acidet që keni në dhëmbët tuaj, duke ndihmuar në uljen e rrezikut të prishjes së dhëmbëve.

Lexo po ashtu Zakoni i keq i larjes së dhëmbëve rrit masivisht mundësinë për t'u prekur nga kanceri

Për njerëzit e pafat në dashuri, përtypja e çamçakëzit pa sheqer mund të provokojë gjithashtu rritjen e prodhimit të pështymës.

Megjithatë, Dr Kasem tha se një përfitim tjetër shëndetësor i puthjes ishte të ndihmonte sistemin imunitar. “Shkëmbimi i pështymës gjatë një puthjeje inkurajon sistemin imunitar të krijojë më shumë antitrupa, të cilët mbron trupin tuaj nga infeksion”, tha ai.

Lexo po ashtu Gjithçka që duhet të dini për higjienën orale

Ai shtoi se ata me plagë, sëmundje të tjera ngjitëse dhe higjienë të keqe orale duhet të kenë kujdes nga aktivitete të tilla. Dr. Kasem insistoi gjithashtu se puthja nuk ishte zëvendësim për larjen e rregullt të dhëmbëve. /Telegrafi/

Exit mobile version