Telegrafi

Harrojeni golin e Lazaros, Nicolai Geertsen shënon golin më të mirë të vitit 2020

Mbrojtësi Nicolai Geertsen ka vendosur të sfidojë cilindo lojtar për shënimin e golit më të mirë për vitin 2020.

Lyngby shënoi një fitore të thellë 9-0 në udhëtim te Slagelse në fundjavë në kuadër të Kupës së Danimarkës.

Në këtë ndeshje pa shumë vëmendje, u shënoi njërin nga golat më të bukura, i cili ka bërë xhiron e botës në mediat sociale.

Është mbrojtësi Nicolai Geertsen, i cili ka vendosur t’i sfidojë të gjithë lojtarët për golin më të mirë të vitit pas ‘perlës’ së shënuar ndaj Slagelse.

Geertsen shfaqi teknikën e tij sublime për të bërë një goditje të egër biçiklete, ku përpjekja e tij akrobatike e kapi traversën, por nga topi i kthyer përsëri ishte danezi me një goditje thuajse identike që kësaj radhe gjeti cakun dhe tundi rrjetën.

Lexo po ashtu Valentino Lazaro ka shënuar ndoshta golin e vitit - 'perla' e tij po i befason të gjithë

Klubi i tij po lobon që ai të fitojë çmimin ‘Puskas’ nga FIFA për këtë vit për golin më të mirë, por mund të ketë rival të fortë në këtë garë.

Kërcënimi më i madh i Geertsen për këtë çmim do të ishte Valentino Lazaro i Borussia Monchengladbach që shënoi një supergol në stilin ‘scorpion’ kundër Bayer Leverkusen në fundjavë. /Telegrafi/