Limuzina e presidentit tanimë të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me nofkën “Bisha” është pothuajse gati.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, fotografitë e rrjedhura zbulojnë veturën e “përmirësuar”, të blinduar, e cila do të debutojë në Ditën e Inaugurimit të presidentit të ri, në janar të vitit 2017.
Vetura ka të ngjarë të jetë e mbushur me karakteristika të sigurisë për të mbrojtur Familjen e Parë – të re, duke përshirë qelq antiplumb dhe pllaka të blinduara – dhe jo vetëm kaq.
Ndërsa detajet e limuzinave presidenciale janë një sekret në vete, fotot tregojnë dizajnin e përafërt e veturës së re.
Po sipas medieve të huaja, vetura e re në fund do të jetë e ngjyrosur njëjtë si ato aktuale, por është mbuluar me “maskë” për të mos zbuluar karakteristikat e tjera.
Ndërkohë që asnjë krijues veturash nuk ka marrë përgjegjësinë për ndërtimin e veturës së re, sipas medieve të huaja, janë General Motors ata që kanë përfituar tri kontrata.
Dokumentet tregojnë gjithashtu se GM-së i është paguar një total prej 15 milionë dollarësh për zhvillimin e automjetit.
Shtëpia e Bardhë është menduar për të mbajtur një flotë prej rreth 12 veturash, të cilat janë vendosur në mbarë botën për të mbrojtur Presidentin, me çdo automjet që kushton deri në 1.5 milion dollarë secili. /Telegrafi/