Telegrafi

Harrojeni Barçën, shikoni këtë tika-taka nga Napoli dhe Hysaj ndaj Cagliarit (Video)

Napoli fitoi në javën e 35-të në Serie A ndaj Cagliarit me rezultat 3-1.

Por, ndeshja vazhdon të komentohet në rrjetet sociale për pasimet fantastike që lojtarët napolitan arritën të bëjnë për një moment në pjesën e dytë.

Çdo gjë fillimisht u sinkronizua nga mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, i cili këtë sezon ka qenë fantastik.

Napoli aktualisht renditet në vendin e tretë në Serie A me 77 pikë, një më shumë se Roma në pozitën e dytë. /Telegrafi/

https://twitter.com/amcgovern25/status/861186968838955008