Telegrafi

Harrohet ndeshja e NBA-s, të gjithë sytë në drejtim të Bella Hadidit (Foto)

Bella Hadid është super modele ndërkombëtare, fytyrë e kompanisë kozmetike “Dior” dhe shumë angazhimeve artistike. 

Por, asnjëherë nuk kemi menduar se është tifoze e “zjarrtë” e basketbollit të zhvilluar në NBA.

Mbrëmë, Hadid ishte e pranishme në ndeshjen e New York Knicks dhe Los Angeles Lakers dhe duke gjykuar nga imazhet që kanë dalë sot, duket se ajo është argëtuar tejet mase.

Modelja ishte i shoqëruar me Justine Skye dhe u pa teksa brohoriste. Në një moment, Hadid madje u hodh nga karrigia dhe u gjunjëzua në tokë.

Edhe pse nuk jemi të sigurt se kë e mbështeste modelja e re, loja ishte mjaft e ngushtë, pasi Knicks fitoi vetëm me katër pikë diferencë, 113-109.

Ndryshe, bukuroshja kohë më parë është parë në protestën e palestinezëve të mbajtur në Londër. /Telegrafi/