Site icon Telegrafi

Harrohet “dissi” për “nusen e estradës”, a po vjen bashkëpunim mes Noizyt dhe Dafina Zeqirit? (Foto)

Ata të dy dikur nuk kishin një marrëdhënie të mirë por së fundmi gjërat kanë ndryshuar.

Noizy dhe Dafina Zeqiri jo vetëm që i kanë sqaruar çështjet mes tyre por edhe kanë nisur një shoqëri e cila si duket do të finalizohet me një bashkëpunim të afërt. Të paktën këtë kuptojmë nga takimet e tyre të shpeshta të bëra së fundmi. Ashtu siç e tregon edhe kjo foto ku Noizy po darkon me Duffyen dhe dy miqtë e tij Lil Kolin dhe Erik Fullani.

Këtë herë kanë vendosur të darkojnë në restorant ndryshe nga më parë kur këngëtarja ka qenë e ftuar në shtëpinë e reperit i cili edhe ka gatuar për të.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)

Ndërsa shumë shpejt pritet që të “gatuajnë” bashkë bashkëpunimin e tyre muzikor.

Kujtojmë se Dafina ishte pjesë e një konflikti të madh mes Babastars dhe OTR, kur ajo ishte në lidhje me Ledrin.

Lexo po ashtu Noizy përfundon në banesën e Dafina Zeqirit? (Foto/Video)

Pas përleshjes në aeroport, Noizy publikoi “dissin” e tij më të madh në karrierë, “Na jena OTR”, ku i referohet Dafina Zeqirit si “nusja e estradës” për shkak të lidhjeve të shumta, teksa fyerjet e tij për artisten nuk munguan as në intervista.

Prej asaj kohe, sot me Noizyn flet edhe Ledri edhe Dafina, e kjo e fundit duket se po realizon edhe bashkëpunim me reperin.

 

Exit mobile version