Site icon Telegrafi

Haradinaj: Shpresoj që Osmani ta përfillë kërkesën e partive parlamentare për mbajtjen e zgjedhjeve me 26 janar

Në takimin konsultativ të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani Sadriu, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka propozuar që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 26 Janar 2025.

Kjo datë përfaqëson opsionin e parë në përputhje me afatet ligjore për organizimin e zgjedhjeve.

Të njëjtin qëndrim e shprehën edhe partitë tjera opozitare, duke theksuar rëndësinë e caktimit të një date për zgjedhjet që do të respektojë procedurat e nevojshme.

Ndërkaq, partitë e pakicave joserbe shprehen të gatshme të pranojnë datën e shumicës, ose datën që do të përcaktojë Presidentja.

“Dëshmimi i bashkëpunimit ndërpartiak është vënë re edhe me mungesën e pjesëmarrjes nga ana e Vetëvendosjes dhe Listës Serbe në këtë takim”.

Haradinaj shprehu shpresën se Presidentja do të shfrytëzojë të drejtën e saj kushtetuese për të marrë parasysh kërkesat e partive parlamentare që ishin pjesë e takimit dhe të caktojë datën e zgjedhjeve më 26 Janar 2025.

Sipas afateve të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, Kosova mund të mbajë zgjedhje të rregullta më 26 janar, 2, 9 ose 16 shkurt./Telegrafi/

Exit mobile version