Site icon Telegrafi

Hardianaj: Vlora Çitaku nuk është ambasadore e Kosovës në SHBA, por e Hashim Thaçit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me tone të ashpëra i ka bërë thirrje presidentit Hashim Thaçi që të mos të mendojë se e mashtron Kosovën, as me korrigjim të lehtë të kufijve, sepse kjo nuk do të ndodhë.

Haradinaj ka drejtuar akuza të ashpra edhe ndaj politikanëve, e veçmas ndaj ambasadores Vlora Çitaku që po i bëjnë presion atij përmes ShBA-së.

“Janë prej Kosovës që po shkojnë po thonë nëse ka thuani këta do ta hekin taksën, merreni me mend deri ku ka shkuar… Ambasadorja Vlora Çitaku nuk është e Kosovës është ambasadore e Hashim Thaçit. Janë një rrjet i pshtjellaqeve të këtij vendi që po na marrin në qafë”, deklaroi Haradinaj.

Këto komente Haradinaj i bëri gjatë Kuvendit të tetë zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në qytetin e Deçanit./Telegrafi/

Exit mobile version