Telegrafi

Hardhuca gjigante futet në një market në Tajlandë, blerësit ikin të frikësuar

Një hardhucë gjigante tmerroi blerësit në një dyqan në Bangkok të Tajlandës, kur tentoi të ngjitet rafteve me mallra të ndryshme ushqimore.

Pronari i dyqanit e ka filmuar hardhucën, e prej publikimit të videos ajo ka marrë mbi një milion shikime.

“Raftet po zbrazen, oh Zot”, dëgjohet një zë duke thënë derisa reptili po ngjitej lart rafteve e blerësit vraponin jashtë nga frika.

Kujtojmë që kjo lloj hardhuce e njohur si Komodo është një prej më të mëdhave dhe jetojnë në Azi – në veçanti nëpër ujëra të thella. /Telegrafi/