Një hardhucë gjigante tmerroi blerësit në një dyqan në Bangkok të Tajlandës, kur tentoi të ngjitet rafteve me mallra të ndryshme ushqimore.
Pronari i dyqanit e ka filmuar hardhucën, e prej publikimit të videos ajo ka marrë mbi një milion shikime.
“Raftet po zbrazen, oh Zot”, dëgjohet një zë duke thënë derisa reptili po ngjitej lart rafteve e blerësit vraponin jashtë nga frika.
Kujtojmë që kjo lloj hardhuce e njohur si Komodo është një prej më të mëdhave dhe jetojnë në Azi – në veçanti nëpër ujëra të thella. /Telegrafi/