Houston Rockets ka fituar ndaj San Antonio Spurs në derbin e Teksasit që pati rëndësi për pozitë tabelare në perëndim me rezultat 111-105.
Fitorja erdhi falë James Harden dhe paraqitjes së tij historike i cili realizoi 61 pikë, me tri treshe vendimtare në minutën e fundit.
Spurs ishin keq në këtë takim duke ndjekur rezultatin, por u kthyen për të kërkuar fitoren.
Harden me paraqitjen e tij të dytë më të mirë në karrierë realizoi nëntë treshe nga 13 tentime, e ai u ndihmua vetëm nga Chris Paul me 18 pikë të shënuara.
Lojë fantastike u zhvillua në ScotiaBank Arena të Torontos, ku kanadezët u ballafaquan me hakmarrjen e Oklahomas të cilën e mposhtën dy ditë më parë.
Paul George ishte fantastik me 28 pikë, gjashtë kërcime, pesë asistime dhe dy topa të vjedhur, ndihmuar nga Russell Westbrook me 18 pikë, 12 kërcime dhe 13 asistime. OKC triumfoi me rezultat 116-109.
https://www.youtube.com/watch?v=hTVqJazBLx4
Te Toronto nuk mjaftuan paraqitjet fantastike të Kawhi Leonard dhe Pascal Siakam. I pari realizoi 37 pikë kurse Siakam plot 25.
Në lindje Toronto mbetet tri ndeshje prapa liderit Bucks, kurse Oklahoma përmirëson renditjenduke arritur në pozitën e pestë me vetëm një fitore më pak se Portlandi. /Telegrafi/