Site icon Telegrafi

Haraqija: Shqiptarët nuk kanë pasur mundësi ta organizojnë sulmin me bombë ndaj Rugovës

Ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija, ka folur mbi atentatin e vitit 2005 që kishte shënjestër ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

Sipas Haraqisë, ky atentat dhe atentatet tjera ndaj Rugovës kanë qenë të organizuara nga shërbimet e huaja inteligjente, të cilat kanë pasur qëllim destabilizimin e vendit.

“Sulmin nuk besoj se ka pasur mundësi ose takat ta bëjnë shqiptarët. Ka mujt me qenë një argat i dreqit. Po, ato shërbimet e tjera shumë të mëdha që mendojnë për destabilizim, si edhe sot që mendojnë për destabilizim. Unë jetoj këtu, por firmat e huaja tuten me investu në Kosovë, kanë frikë se po nisë lufta”, tha Haraqija në Rubikon të Klan Kosova.

Exit mobile version