Ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe ish zyrtari i lartë i LDK-së, Astrit Haraqija ka folur në media, pas një pauze tre vjeçare.
Haraqija ka akuzuar opozitën që me veprimet e saja po e lë në pushtet Albin Kurtin.
“Kjo LDK që po e shohim, të cilën unë e respektojë si kryesi dhe si kryetar i dal nga Kuvendi Lumiri, (siç edhe ka thënë presidenti i ndjerë, që institucionet dhe hierarkinë duhet respektuar kudo), ka gjasa shumë reale të shkojë vet por edhe te ketë bashkëpunim me PDK-në. Këtu një problem del nga AAK. Ramushi, me informacione të sigurta ju them, për një vit ka, që ka negociata me Vetëvendosjen. Ta lëmë ne si shahen në media. Nëse LDK e PDK e llogarisin edhe AAK, përballë Kurtit, siç po mendojnë, atëherë, me Ramushin e kanë ma ndryshe”, deklaroi Haraqija në “RADIO 1”.
Ai sqaron zërat që e shohin të pamundur një formulë LVV – AAK në zgjedhjet e ardhshme.
“Po unë veç ju kujtoj në studio juve që hamendni e edhe plot tjerëve. A janë këta, a ishin bashkë në 2015, kundër LDK-së e kryeministrit Mustafa. Ky Albin qitke (petarda), ky Ramush i rrinte si bodyguard. Hiq se kanë problem me qenë bashkë nëpër ministri edhe kjo po dihet.’-shton ai.
I pyetur, se sa të sigurta janë këto deklarime, Haraqija thotë se për të njejtat janë dijeni edhe Kurti vet, edhe Lumiri e Memli.