Telegrafi

Haraqija: Kurti nuk është i interesuar të bëhet kryeministër

Astrit Haraqija, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se Albin Kurti nuk e ka serioze kandidaturën për kryeministër të vendit.

Ai ka deklaruar se Kurti është i interesuar të mbetet në opozitë, duke nënvizuar se Vetëvendosja nuk do të mundet të marrë më kaq vota.

“Albin Kurti e ka marketing politik, atë që thotë se do të bëhet kryeministër. Në qoftë se e fton LDK-në pse s’po ia jep Avdullah Hotiti kryeministrinë. Ai është i interesuar të mbetet në opozitë, dhe të vijë si ish-liderët komunistë, si shpëtimtar i Kosovës. Nëse mbahen zgjedhjet edhe pas një jave, kurrë Vetëvendosja nuk do të mund të marrë këto vota”, tha Haraqija. /Klan Kosova/