Telegrafi

“Haram”, thotë Adelina Berisha në këngën e re

Foto: YouTube

Këngëtarja e njohur, Adelina Berisha, ka sjell sot (e mërkurë) këngën e parë për vitin 2022.

“Haram” mban titullin projekti i ri, të cilën e ka kompletuar edhe me videoklip.

Teksti dhe muzika është bërë nga Flow Musix, kurse për orkestrimin u kujdes Labinot Mezini (Studio Labi).

Adelina Berisha (Foto: YouTube)

Videoklipi është realizuar nga produksioni i njohur, Urban Graphics.

Biondja edhe kësaj radhe mori vëmendje me paraqitjen skenike në këtë klip të veçantë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Besohet se edhe kjo këngë do të ketë suksesin e dëshiruar nga publiku, ndërkaq tanimë gjendet e plotë në platformën YouTube. /Telegrafi/