Telegrafi

“Haram”, projekti më i ri muzikor nga Buraku & Grupi Fama

Foto: YouTube

Burak Vehapi & Grupi Fama kanë sjell projektin e radhës për të gjithë fansat e tyre.

“Haram” titullohet kënga e re, të cilën e kanë kompletuar edhe me videoklip.

Edhe kjo baladë i dedikohet dashurisë, gjersa është punuar në studion e producentit Shkumbin Nebihu, Bini Diez.

Burak Vehapi (Foto: YouTube)

Ky i fundit gjithashtu është kujdesur edhe për tekstin në bashkëpunim me artistin Vehapi.

Videoja është finalizuar nga produksioni RedBirdFilm, me një klip të veçantë që përkon me tekstin e këtij projekti.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin e Buraku & Grupi Fama.

 

Këngëtari edhe këtë vit po vazhdon punën për një sërë projektesh që kanë një pëlqim të madh nga audienca. /Telegrafi/