Site icon Telegrafi

Haradinaj: Vjosa Osmani ka dështuar në ruajtjen e marrëdhënieve me Amerikën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka dështuar në ruajtjen e marrëdhënieve me Amerikën.

“Nuk besoj që Vjosa Osmani i ka ruajtur marrëdhëniet me Amerikën, ka dështuar ti ruaj këto marrëdhënie, ajo i kishte ruajtur këto marrëdhënie sikur letrën e këtillë ajo të ia kishte dërguar Bidenit, pas komunikimit që ka pasur me presidentin Biden”, tha ai.

“Rezultati është krejt kundër presidentja po nënshkruan letër të Kurtit”, tha mes tjerash kreu i AAK-së, në emisionin Rubikon të Klan Kosovws.

“Presidentja kur ka dashtë me çu një propozim për Asociacionin sikurse që e ka thënë edhe në publik nuk ka arritur të marrë përkrahjen e Kurtit”, shtoi Haradinaj.

Javën e kaluar, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, përmes një letre, dërguar raportueses së Kosovës në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis,  janë zotuar se do ta themelojnë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, pas anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Duke folur për këtë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se sikur kjo letër të kishte shkuar tek presidenti amerikan, Joe Biden, sipas tij, KiE dhe kandidatura për BE, do të kishin ardhur vetvetiu.

Tutje, Haradinaj tha se po targetohet Këshilli i Evropës dhe u shpreh se nuk e di se si do të komunikohet më tutje.

“Ne po i japin krejt kartat tona për të hyrë në Këshill të Evropës, nuk e di çka na ka mbet më kur duam të hyjmë në kandidaturën tonë për BE dhe nuk e di se çka kemi me avancu drejt NATO-s”.

“Me pas shku kjo letër te presidenti i Amerikës, me e targetu NATO-n, këto kishin ardhur vetvetiu, Këshilli i Evropës, kandidatura për BE. Ne po e targetojmë Këshillin e Evropës e nuk e di si do të komunikojmë më tutje”, u shpreh ai.

Exit mobile version