Site icon Telegrafi

Haradinaj: Me vdekjen e Arapit ka humbur shumë letërsia shqiptare

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së shkrimtarit Fatos Arapi, i cili ka ndërruar jetë sot.

Haradinaj ka thënë se letërsia shqiptare ka humbur një kolos të plejadës së shkrimtarëve të rrallë.

Lexo po ashtu Vdes shkrimtari i njohur, Fatos Arapi

“Kultura, bota intelektuale dhe letërsia shqiptare kanë humbur një kolos të plejadës së shkrimtarëve të rrallë. Fatos Arapi, krijuesi shumëdimensional, përpos që pasuroi fondin e letërsisë sonë me vepra të pavdekshme, përçoi vlerat letrare të botës shqiptare përtej kufijve kombëtar. Ngushëllime familjes, komunitetit të shkrimtarëve, miqve dhe lexuesve të shumtë”, ka shkruar Haradinaj.

Exit mobile version