Telegrafi

Haradinaj me vargjet e Agim Ramadanit kujton Epopenë e Koshares

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar sot Epopenë e Koshares me vargjet e heroit Agim Ramadani.

Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se Kosharja është krenaria e Kosovës.

“’Mu shterrshin sytë nëse pushoj

Lirinë tënde me ëndërrue

Mallkue qoftë gjaku im

Nëse m’vrasin pa luftue”

Me vargjet e Agim Ramadanit, kujtojmë Epopenë e Koshares.

Përgjithmonë mirënjohës kontributit të luftëtarëve të lirisë dhe të përulur para sakrificës së Dëshmorëve të Kombit.

Kosharja, krenaria jonë!’”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/