Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar sot Epopenë e Koshares me vargjet e heroit Agim Ramadani.
Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se Kosharja është krenaria e Kosovës.
“’Mu shterrshin sytë nëse pushoj
Lirinë tënde me ëndërrue
Mallkue qoftë gjaku im
Nëse m’vrasin pa luftue”
Me vargjet e Agim Ramadanit, kujtojmë Epopenë e Koshares.
Përgjithmonë mirënjohës kontributit të luftëtarëve të lirisë dhe të përulur para sakrificës së Dëshmorëve të Kombit.
Kosharja, krenaria jonë!’”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/