Site icon Telegrafi

​Haradinaj: Ushtria e Kosovës e gatshme të shërbejë për paqe e siguri edhe përtej kufijve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë sot se Ushtria e Kosovës është e gatshme të shërbejë për paqe e siguri edhe përtej kufijve.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook, thekson se 14 dhjetori i 2018-së është ditë historike për Kosovës, ndërsa vendimi për formimin e Ushtrisë ishte një ndër vendimet aspak të lehta, por më të rëndësishmet pas shpalljes së pavarësisë.

Lexoni të plotë postimin:

Sot, kur shënojmë dy vjetorin e miratimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe atij për Shërbim në FSK, mund të themi se Ushtria e Kosovës është plotësisht e gatshme të shërbejë për paqe dhe siguri edhe përtej kufijve të vendit tonë.

14 Dhjetori i 2018-së ishte ditë historike për Kosovën, ndërsa vendimi për formimin e Ushtrisë ishte një ndër vendimet aspak të lehta, por më të rëndësishmet pas shpalljes së pavarësisë. Falënderoj secilin deputet që votoi për ushtrinë, që nënkupton votim për paqe e siguri në rajon.

Kosovë, urime dy vjetori i Ushtrisë!. /Telegrafi/

Exit mobile version