Telegrafi

Haradinaj uron qytetarët: Së shpejti do të lëvizni lirshëm në Evropë 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar sot të gjithë qytetarët e Kosovës pas votimit të Parlamentit Evropian për rekomandimin për liberalizim të vizave.

Haradinaj ka falënderuar të gjithë deputetët dhe grupet parlamentare të të gjitha shteteve anëtare të Parlamentit Evropian.

“Urime qytetarë të Kosovës! Së shpejti do të lëvizni lirshëm në Evropë. Falënderues ndaj të gjithë deputetëve dhe grupeve parlamentare, të të gjitha partive e shteteve anëtare, që në Parlamentin Evropian e mbështetën të drejtën tonë për lëvizje të lirë”, shkruan Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/