Site icon Telegrafi

Haradinaj uron Pashkët: Shpresojmë për njohjen sa më parë të Kosovës nga Selia e Shenjtë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.

“Vëllezër dhe motra të besimit katolik dhe gjithë bashkëkombës shqiptarë të krishterë, dhe miq ndërkombëtar, për shumë mot Pashkët!

Populli shqiptar mbijetoi në rrethana të vështira ndër vite. Shqiptarët qëndruan bashkë pa dallim dhe kjo na bën popull të veçantë. Uroj që edhe kjo festë, të na gjejë të bashkuar, të sjellë bekim e begati në çdo familje”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj më tej ka deklaruar se shpreson në njohjen sa më parë të Kosovës nga Selia e Shenjtë.

“Uroj posaçërisht Imzot Dodë Gjergjin dhe Kishën Katolike në Kosovë. Urim të veçantë për Atin e Shenjtë, Papa Françeskun dhe bashkëpunëtorët, duke shpresuar për njohjen sa më parë të Kosovës nga Selia e Shenjtë”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version